Përmbytjet në Spanjë: Një djalë i mbijeton përmbytjeve i kapur në pemë

Evropë

Përmbytjet në Spanjë: Një djalë i mbijeton përmbytjeve i kapur në pemë

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 23:42
Spanjë

Një djalë i ka mbijetuar përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë duke u ngjitur në një pemë dhe i njëjti ka qëndruar gjatë tërë natës aty.

Mirëpo deri më tani të paktën tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur në mesin e tyre edhe babi i djalit që i mbijetoi përmbytjeve.

Forcat policore të gardës civile të Spanjës thanë se nëna dhe motra e djalit ishin gjetur, por shërbimet e shpëtimit ishin ende në kërkim të babait të tij pranë Aldea de Fresno, shkruan BBC.

Përmbytjet shkatërruan urat dhe rrugët u kthyen në lumenj balte në rajonet më të goditura në jugperëndim të Madridit si pasojë e reshjeve rekorde prej 9 cm në rajon të dielën.

Administratat rajonale në Madrid dhe Castilla-La Mancha i kanë kërkuar qeverisë federale që t’i shpallë zonat e prekura “zona katastrofash”, për të cilat do t’i vënë paratë e qeverisë spanjolle në dispozicion për riparimin e ndërtesave të dëmtuara.

Banorët u paralajmëruan me nga një mesazh me tekst urgjent dhe me një alarm me zë të lartë të dielën për stuhinë.

Spanja, së bashku me pjesën më të madhe të Evropës Jugore, para përmbytjeve ka përjetuar një valë të të nxehtit gjatë kësaj vere. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat