Amanpour: Agresioni në Bosnje e Hercegovinë ka qenë lufta e parë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore – jo kjo në Ukrainë

Evropë

Amanpour: Agresioni në Bosnje e Hercegovinë ka qenë lufta e parë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore – jo kjo në Ukrainë

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 12:47
Christiane Amanpour

Gazetarja e njohur e CNN, Christiane Amanpour me rastin e hapjes së programit të 40-viteve karrierë, ka rikujtuar kohën e luftës në Bosnje e Hercegovinë ka thënë se agresioni në BeH ka qenë agresioni i parë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Gazetarja Dana Bash shfaqin videon nga 3 maji i vitit 1994, kur Amanpour pyet presidentin e atëhershëm amerikan Bill Clinton për luftën në Bosnje.

“A mendoni se përplasja e vazhdueshme e administratës suaj për çështjen e Bosnjës do të krijojë një precedent dhe do t’u japë njerëzve si Kim Jong Sun dhe njerëzve të tjerë të fuqishëm një mundësi për t’ju marrë më pak seriozisht nga sa dëshironi të jeni”, e pati pyetur Amanpour presidentin Clinton.

Ndërkaq gjatë bisedës me Bash, Amanpour theksoi se agresioni në BeH ka qenë lufta e parë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

“Lufta e agresionit serb kundër Bosnjës e Hercegovinës në të 90-at ka qenë lufta e parë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Ukraina nuk është e para, por ndjek të njëjtin parim. Agresioni i një autokrati që dëshiron territor, të pushtojë territor, të kryen krime lufte, kundër njerëzimit dhe në i pamë këto gjëra në shekullin e XX-të me teknologji të avancuar, televizion satelitor në të gjithë botën. Për shumë vite, Perëndimi nuk bëri gjë tjetër veçse hodhi ushqim në Sarajevën e rrethuar dhe ishte rrethimi më i gjatë në historinë moderne”, tha Amanpour.

Ajo theksoi se është e rëndësishme të kujtohet se SHBA-të kanë mbledhur një koalicion që bombardoi pozicionet serbe, jo popullin dhe se brenda 20 ditëve lufta përfundoi pas tre vjet e gjysmë të krimeve kundër njerëzimit në tokën evropiane.

“Atëherë mësova të jem e vërtetë, jo neutrale. Të gjithë u përpoqën të thoshin se të dyja palët ishin njëlloj fajtore, nuk ishin, ashtu siç nuk janë tani Ukraina dhe Rusia”, tha gazetarja e famshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat