Tjetër humbje për Putinin në fushë-betejë, vritet komandanti rus në zonën kufitare Donetsk-Zaporizhia

Evropë

Tjetër humbje për Putinin në fushë-betejë, vritet komandanti rus në zonën kufitare Donetsk-Zaporizhia

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 08:19
Lufta

Komandanti i regjimentit të 247-të të sulmit ajror rus Vasily Popov u vra në luftime në Ukrainë, në zonën kufitare Donetsk-Zaporizhia.

Kështu raporton në përditësimin e tij të fundit instituti amerikan i studimit Isë (Instituti për studimin e luftës), duke nënvizuar se Popov është komandanti i dytë i regjimentit 247 që vritet në aksion, pas vdekjes së kolonelit Konstantin Zizevsky.

ISW kishte raportuar më parë se forcat elitare ukrainase po kryejnë kundërsulme të kufizuara në sektorë kritikë të frontit:

“Vdekja e Popov mbështet vlerësimin se këto kundërsulme ka të ngjarë të dëmtojnë më tej këto njësi.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat