Presioni i Bërnabiq për mediat që e kritikojnë mikun e saj Vuçiq

Evropë

Presioni i Bërnabiq për mediat që e kritikojnë mikun e saj Vuçiq

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 14:37
Ana Bërnabiq

Se Serbia ushtron kontroll mbi mediat në Serbi është folur e shkruar shumë. Kjo tash po bëhet edhe publikisht.

Monitorimin e atyre mediave në Serbi që nuk pajtohen me “regjimin” e Vuçiqit po e bën kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Ajo ka njoftuar në Twitter se të enjten, më 14 shtator, se janë publikuar plot 39 shkrime negative për presidentin Aleksandër Vuçiq në sic i quan ajo “portalet e manjatit”.

Kryeministri i klasifikoi edhe një herë mediat në pronësi të United Media – Danas, N1 dhe Nova – si “portale manjate”.

Me një kolazh titujsh dhe lajmesh nga këto portale, Bërnabiq ka theksuar se lajmi negativ për presidentin është publikuar “po në ditën kur presidenti ndodhet në Bruksel, për negociatat më të vështira për Kosovën”.

“E paprecedentë.” Dhe si mund ta durojë dikush këtë”, pyeti Bërnabiq

Kjo nuk është hera e parë që kryeministrja angazhohet në numërimin e titujve dhe teksteve për Presidentin e Serbisë, por edhe që i ka quajtur manjatë të mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat