Kroacia ndërpret importin nga Serbia – myku gjendet në kumbullat e thata

Evropë

Kroacia ndërpret importin nga Serbia – myku gjendet në kumbullat e thata

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Myku u gjet në kumbullat e thata nga Serbia të eksportuara në Kroaci.

Kështu ka konfirmuar Sistemi Evropian i Paralajmërimit të Shpejtë në Tregtinë Ushqimore (RASFF).

Siç raporton RASFF, tek kumbullat është gjetur myk gjatë kontrollit në kufi. Edhe pse nuk është urdhëruar asgjësimi i kumbullave, për këtë janë njoftuar konsumatorët në Kroaci.

Siç u përmend, konsumimi i këtij produkti mund të jetë potencialisht i rrezikshëm.

Kujtojmë se një muaj më parë pjeshkat janë kthyer nga kufiri me Kroacinë dhe vetëm këtë vit kjo ka ndodhur tre herë.

Përveç atij fruti, që nga fillimi i vitit Serbia nuk ka mundur të eksportojmë në Kroaci një numër të perimeve. Po, ashtu molla, kikirikë, çipsa, kumbulla dhe tranguj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat