Lavrov: Moska dëshiron të zhvillojë bashkëpunimin me Korenë e Veriut pavarësisht sanksioneve

Evropë

Lavrov: Moska dëshiron të zhvillojë bashkëpunimin me Korenë e Veriut pavarësisht sanksioneve

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 18:50
Sergei Lavrov.

Moska dëshiron të zhvillojë bashkëpunim me Korenë e Veriut pavarësisht sanksioneve të vendosura ndaj Phenianit nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, tha Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

”Ne nuk kemi shpallur sanksione kundër Koresë së Veriut, këtë e bëri Këshilli i Sigurimit. Kështu që apeloni në Këshillin e Sigurimit dhe ne do të zhvillojmë bashkëpunim të barabartë dhe të drejtë me Korenë e Veriut”, tha Lavrov në një intervistë televizive shtetërore, pjesë të së cilës u transmetuan të dielën.

Kremlini tha se u përmbahet sanksioneve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por shtoi se ka të drejtë të zhvillojë marrëdhënie fqinjësore, duke përfshirë me tema të ndjeshme.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë të shqetësuar për lidhjen ushtarake midis dy shteteve, ndërsa Rusia po vazhdon pushtimin e Ukrainës, kurse Koreja e Veriut, një shtet komunist i izoluar vazhdon me zhvillimin e raketave bërthamore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat