Parlamenti spanjoll njeh gjuhën katalanase, baske dhe galike, deputetët e djathtë braktisin seancën

Evropë

Parlamenti spanjoll njeh gjuhën katalanase, baske dhe galike, deputetët e djathtë braktisin seancën

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 17:45
Parlamenti spanjoll

Deputetët spanjollë kanë qenë në gjendje t’i drejtohen parlamentit në gjuhën baske, katalanase dhe atë galike për herë të parë pasi qeveria e përkohshme e udhëhequr nga socialistët ra dakord me kërkesat e partive më të vogla që tre gjuhëve rajonale t’u jepet statusi zyrtar parlamentar.

Ndryshimi, i cili synon të ndihmojë në “përparimin në rrugën e pluralitetit gjuhësor”, u kërkua nga partitë pro-pavarësisë katalanase te të cilat kryeministri në detyrë, Pedro Sánchez, po mbështetet për të formuar një qeveri të re pas zgjedhjeve të korrikut.

Masa, e cila do të jetë subjekt i një votimi zyrtar të enjten, është mirëpritur nga disa parti, por është kritikuar nga partia konservatore Popullore dhe partia e ekstremit të djathtë Vox.

Deputetët e Vox nuk fsheh pakënaqësinë e tyre duke u larguar menjëherë nga salla e parlamentit spanjoll në shenjë proteste.

Gjuha galike ishte gjuha e parë bashkë-zyrtare që u fol të martën në mëngjes, kur deputeti socialist José Ramón Besteiro, i cili vjen nga qyteti veriperëndimor i Lugos, u tha ligjvënësve të tjerë se ishte një “nder i dyfishtë” të festonte “pasuritë kulturore dhe gjuhësore” të Spanjës.

Sipas shifrave zyrtare spanjolle, 9.1 milionë njerëz flasin gjuhën katalanase, 2.6 milionë atë galike dhe 1.1 milionë gjuhën baske.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat