BE ndan gati 150 milion dollarë për të ndihmuar popullin afgan

Evropë

BE ndan gati 150 milion dollarë për të ndihmuar popullin afgan

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 20:51
Afgan

Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën se do të ndajë 140 milionë euro (gati 150 milionë dollarë) në ndihmë për arsimin, kujdesin shëndetësor, bujqësinë dhe avancimin ekonomik të grave në Afganistan.

Fondet ishin ngrirë në dhjetor 2022 për shkak të ndalimit të administratës së përkohshme talebane për gratë që punonin në organizata joqeveritare, tha blloku në një deklaratë, raporton aa.

Aty thuhet se vendimi për lirimin e fondeve u bazua në gjashtë muaj monitorim dhe vlerësim të parimit "për gratë nga gratë", i cili siguron që gratë dhe vajzat afgane të marrin pjesë në të gjitha aspektet e procesit të dhënies së ndihmës.

Fondet do të vazhdojnë të drejtohen përmes agjencive të OKB-së, OJQ-ve ndërkombëtare dhe Bankës Botërore, të cilat të gjitha punojnë në terren, sipas deklaratës.

Mbështetja do të forcojë gjithashtu fuqizimin ekonomik të grave duke rritur zhvillimin e aftësive të tyre, duke lehtësuar aksesin në financa dhe mundësitë e tregut, duke përmirësuar qëndrueshmërinë e tyre ekonomike dhe duke mbështetur ndërmarrjet e vogla të udhëhequra nga gratë, u tha në deklaratë.

"Ne e dimë se sa e vështirë ka qenë për të drejtuar situatën gjithnjë e më të rëndë në Afganistan. Megjithatë, gjatë gjashtë muajve të fundit komuniteti ndërkombëtar ka gjetur një mënyrë për të ofruar mbështetjen dëshpërimisht të nevojshme për gratë, vajzat dhe grupet e tjera të cenueshme," tha Jutta Urpilainen, në deklaratën e komisionerit për partneritetet ndërkombëtare.

Urpilainen nënvizoi se mbështetja ofron zgjidhje jetese për miliona, ndërkohë që nuk njeh administratën de facto të talebanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat