Nacionalistët bullgarë protestë kundër bazave të NATO-s

Evropë

Nacionalistët bullgarë protestë kundër bazave të NATO-s

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Policia bullgare u përlesh të enjten me mbështetësit e partisë ultra-nacionaliste 'Vazrazhdane' (Rilindja) që protestuan kundër politikave të qeverisë pro-perëndimore, duke bërë thirrje për largim e saj e mbyllje të bazave ushtarake të NATO-s.

Qindra protestues që kundërshtojnë mbështetjen që vendi i jep Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë, u mblodhën para ndërtesës së parlamentit, duke valëvitur flamujt kombëtarë bullgarë dhe rusë. Ata bënë thirrje për zgjedhje të parakohshme në vendin që ka kaluar nëpër pesë procese votimi në dy vitet e fundit.

Forca policie u dislokuan në mbrojtje të ndërtesave qeveritare, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, ku disa protestues hodhën vezë.

Bullgaria, e cila ka dërguar armë në Ukrainë, hoqi ndalimin ndaj drithërave ukrainas javën e kaluar.

"Bullgarët nuk duan të marrin pjesë në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, ne duam të jemi një vend neutral", tha Neli Tyulekova, një protestuese 60 vjeçare.

Disa protestues mbanin pankarta ku shkruhej "jashtë bazat amerikane! "Bullgaria është një zonë paqeje", duke iu referuar hapjes së një baze të re ushtarake në vendin anëtar të NATO-s.

Protestuesit përfunduan parakalimin e tyre përpara një monumenti të ushtrisë sovjetike dhe u përleshën me policinë. Qeveria ndërkohë ka vendosur të heqë monumentit.

Në një tjetër zhvillim të enjten, Bullgaria dëboi një shtetas rus dhe dy bjellorusë dhe i ndaloi ata të hynin në Bullgari për pesë vitet e ardhshme me urdhër të Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (SANS), njoftuan mediat lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat