Ministri i Jashtëm hungarez: Sanksionet e reja i shkaktojnë më shumë dëm Evropës sesa Rusisë

Evropë

Ministri i Jashtëm hungarez: Sanksionet e reja i shkaktojnë më shumë dëm Evropës sesa Rusisë

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 08:10
Peter Szijjarto

“Sanksionet e reja kundër Rusisë nuk janë të nevojshme, sepse ato i shkaktojnë më shumë dëm Evropës sesa Rusisë”.

Kështu u shpreh Peter Szijjarto, ministri i Jashtëm hungarez në një intervistë për median shtetërore ruse, TASS.

Komentet vijnë pas takimit të tij me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të premten.

Szijjarto tha se furnizimet me grurë ukrainas në vendet e Evropës Qendrore do të shkatërrojnë sektorin e tyre bujqësor.

“Nëse gruri ukrainas fillon të përhapet në vendet e Evropës Qendrore, ai patjetër do të shkatërrojë tregjet bujqësore të Evropës Qendrore. Për të mos përmendur fermerët tanë, të cilët padyshim duhet t’i mbrojmë,” tha Szijjarto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat