Lajçak: Është e rëndësishme të ruhet kursi euroatlantik i Malit të Zi

Evropë

Lajçak: Është e rëndësishme të ruhet kursi euroatlantik i Malit të Zi

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 10:39
Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak është takuar në Nju Jork me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Lajçak tha se me Milatoviçin diskutoi situatën aktuale në Mal të Zi, shkruan Vijesti.

“Ne diskutuam rëndësinë e ruajtjes së kursit euroatlantik dhe urgjencën për të përdorur momentin aktual për integrimin e shpejtë të Malit të Zi në BE,” tha Lajçak.

Lajçak ka deklaruar se ka pasur një bisedë të gjatë dhe të sinqertë me Milatoviçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat