Gjermania rrit kontrollet kufitare me Poloninë dhe Republikën Çeke

Evropë

Gjermania rrit kontrollet kufitare me Poloninë dhe Republikën Çeke

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Gjermania njoftoi të mërkurën se do t’i shtojë kontrollet e saj kufitare me Poloninë dhe Republikën Çeke për të luftuar imigracionin e paligjshëm mes një rritjeje të numrit të kërkesave për azil.

Masat e reja do të fillojnë menjëherë.

Deklaroi  Ministrja e Brendshme Nancy Faeser.

Njoftimi erdhi një ditë pasi bastisjet e policisë në Gjermani gjetën më shumë se 100 qytetarë sirianë brenda apartamenteve të kontrolluara në lidhje me një rrjet kontrabande, raporton Euronews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat