Crosetto: Scholz bllokon kufijtë, por lehtëson emigrantët italianë

Evropë

Crosetto: Scholz bllokon kufijtë, por lehtëson emigrantët italianë

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 15:01
s, Guido Crosetto

Kancelari gjerman Olaf Scholz po bllokon kufijtë lindorë të Gjermanisë për migrantët, por dyshohet se po lehtëson mbërritjen e tyre në Itali duke financuar OJQ-të e shpëtimit të emigrantëve që veprojnë në Mesdheun qendror, tha Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, të dielën, pasi Scholz njoftoi për kontrolle shtesë në kufirin me Austrinë dhe në kufijtë tjerë të përbashkët me Zvicrën dhe Republikën Çeke.

Roma është në një mosmarrëveshje me Berlinin për OJQ-të e financuara nga Gjermania që drejtojnë anijet e shpëtimit të emigrantëve në Mesdhe, dhe Italia thotë se emigrantët duhet të dërgohen në Gjermani.

Berlini aktualisht financon 10 nga 19 anijet e OJQ-ve gjermane, ndërsa financon gjithashtu një anije italiane që ndihmon emigrantët në tokën italiane.

Crosetto tha për politikat e Scholz në “X”: "Ju përpiqeni të ndaloni imigracionin në një pjesë të Evropës dhe të lehtësoni atë në një tjetër. Koherent dhe gjenial".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat