Sunak thotë se aktualisht nuk ka plane për dërgimin e instruktorëve ushtarakë britanikë në Ukrainë

Evropë

Sunak thotë se aktualisht nuk ka plane për dërgimin e instruktorëve ushtarakë britanikë në Ukrainë

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 16:09
Kryeministri britanik Rishi Sunak

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka thënë tani për tani nuk ekzistojnë plane për dërgimin e ushtarë britanikë si instruktorë në Ukrainë, duke hedhur poshtë pretendimet e Sekretarit britanik të Mbrojtjes për këtë lajm.

Britania e Madhe dhe aleatët e saj deri më tani kanë shmangur përfshirjen direkte ushtarake në Ukrainë, për të zvogëluar rrezikun e konfliktit ushtarak me Rusinë.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, i emëruar së fundmi në këtë post, ka thënë në një intervistë për Sunday Telegraph se dëshiron të dërgojë instruktorët ushtarak në Ukrainë, për të trajnuar ushtarët ukrainas.

Sunak disa orë pas kësaj deklarate, ka thënë se aktualisht nuk ekzistojnë plane për dërgimin e ushtarëve britanikë në Ukrainë.

“Sekretari britanik i Mbrojtjes ka thënë se një ditë në të ardhmen mund të jetë e mundur që një pjesë të këtij trajnimi ta zhvillojmë në Ukrainë”, tha Sunak para gazetarëve pas konferencës vjetore të partisë Konservatore në Mançester.

Në anën tjetër, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se ushtarët britanikë në Ukrainë do të ishin cak legjitim për forcat ruse.

Britania e Madhe në vitin e fundit ka ofruar trajnim ushtarak për rreth 20 mijë ukrainas, dhe synon që edhe 20 mijë tjerë të trajnoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat