Sulmi terrorist në Turqi/ PKK merr përgjegjësinë: U krye një akt sakrifice

Evropë

Sulmi terrorist në Turqi/ PKK merr përgjegjësinë: U krye një akt sakrifice

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë për sulmin terrorist mëngjesin e sotëm në Ankara, përballë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme.

“Një akt sakrifice u krye kundër Ministrisë së Brendshme turke nga një grup i lidhur me Brigadën e të Pavdekshmëve”, tha grupi i armatosur për median e lidhur me kurdët ANF .

PKK është klasifikuar si organizatë terroriste nga Turqia dhe shumë vende perëndimore.

Kujtojmë që këtë të dielë në mëngjes, pak para ceremonisë së hapjes së vitit të ri parlamentar,  shpërthime dhe të shtëna armësh janë dëgjuar në Ankara dhe më konkretisht në rrugën İsmet İnönü, ku ndodhet Asambleja e Madhe Kombëtare Turke dhe ministritë.

Një sulmues hodhi veten në erë me një mjet shpërthyes në zemër të kryeqytetit turk, Ankara, të dielën, disa orë përpara se parlamenti të rihapte punimet pas pushimit veror. Po ashtu një sulmues i dytë u neutralizua në një shkëmbim zjarri me policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat