Identifikohet terroristi i PKK-së, përgjegjës për sulmin në Ankara

Evropë

Identifikohet terroristi i PKK-së, përgjegjës për sulmin në Ankara

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 16:17
Turqi

Një nga dy terroristët përgjegjës për sulmin e së dielës në kryeqytetin turk Ankara është identifikuar, tha Ministria e Brendshme. Terroristi i PKK, Hasan Oguz, me emrin e koduar Kanivar Erdal, u identifikua si rezultat i hulumtimit dhe analizës së ADN-së, tha ministria në një deklaratë të hënën.

Hetimet për të identifikuar terroristin tjetër vazhdojnë, shtoi ministria. Sulmi ndodhi në prën 9:30 të mëngjesit me orën lokale, ku një terrorist hodhi veten në erë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë.

Dy policë pësuan lëndime të lehta, ndërsa terroristi tjetër u vra nga forcat e sigurisë në hyrje.

Policët e plagosur janë ende duke u trajtuar por janë jashtë rrezikut për jetën, sipas ministrit të Brendshëm turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat