Mbreti i Spanjës i jep sërish Sanchez mundësinë për të krijuar qeverinë e re

Evropë

Mbreti i Spanjës i jep sërish Sanchez mundësinë për të krijuar qeverinë e re

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 15:20
Pedro Sanchez

Mbreti i Spanjës Felipe VI i ka dhënë kryeministrit në detyrë Pedro Sanchez mundësinë për të formuar një qeveri të re, pasi rivali i tij Alberto Nunes Feijo nuk arriti të sigurojë shumicën në parlament.

Socialistët e Sanchez fituan më pak vota se konservatorët e Feih në zgjedhjet parlamentare të 23 korrikut, por Sanchez pretendon se mund të grumbullojë mjaftueshëm vota në parlament për kandidaturën e tij.

Në mënyrë që të formohet një qeveri e re, Sanchez duhet të arrijë një marrëveshje me përfaqësuesit e partive separatiste katalanase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat