Guterres dënon sulmin rus në fshatin Khroza në Ukrainë

Evropë

Guterres dënon sulmin rus në fshatin Khroza në Ukrainë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 00:41
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres “dënon fuqishëm” sulmin rus kundër fshatit Khroza, në Ukrainën lindore, i cili ka lënë të paktën 51 të vdekur, tha sot zëdhënësi i tij.

Sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturës urbane janë të ndaluara nga ligji ndërkombëtar humanitar dhe duhet të ndalen menjëherë”, tha Stéphane Dujarric.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti ukrainas, i cili tha forcat ruse kanë goditur me raketa një dyqan ushqimesh.

Sulmi i sotëm vjen mes sulmeve të shumta dhe të vazhdueshme me dronë gjatë natës, ku ndër të tjera besohet se është sulmuar edhe një spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat