Putini: Ukraina nuk do të mbijetonte as edhe një javë nëse s’do ta mbështeste Perëndimi

Evropë

Putini: Ukraina nuk do të mbijetonte as edhe një javë nëse s’do ta mbështeste Perëndimi

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 16:22
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Ukraina nuk mund të mbijetonte për më shumë se një javë pa mbështetjen ushtarake dhe financiare perëndimore.

Duke folur në një takim të Klubit të Diskutimit Valdai, institut me bazë në Moskë, në vendpushimin e Detit të Zi të Socchit, Putin tha se Ukraina po mbështetet falë donacioneve shumëmilionëshe që vijnë çdo muaj.

“Nëse thjesht ndalet, gjithçka do të vdesë brenda një jave. E njëjta gjë vlen edhe për sistemin e mbrojtjes. Vetëm imagjinoni nëse ndihmat ndalojnë nesër. Ata do të jetojnë vetëm një javë kur t’i mbarojnë municionet”, tha lideri rus.

Putin theksoi gjithashtu se Ukraina ka humbur më shumë se 90 mijë ushtarë që nga fillimi i kundërofensive të Kievit kundër forcave ruse në muajin qershor.

Komentet në lidhje me financimin perëndimor për Ukrainën vijnë pasi rriten frika se trazirat politike në Uashington mund të kërcënojnë ndihmën thelbësore ushtarake dhe humanitare që Kievit i nevojitet për të luftuar pushtimin rus.

Presidenti amerikan, Joe Biden kohët e fundit theksoi shqetësimin se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën mund të zvogëlohet shkaku i republikanëve.

Pretendimi i Putinit erdhi në të njëjtën ditë, zyrtari i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi se blloku nuk mund të kompensonte mungesën e fondeve nëse mbaronte mbështetja për Kievin nga Shtetet e Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat