Nicolas Sarkozy nën hetime

Evropë

Nicolas Sarkozy nën hetime

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 17:23
Nicolas Sarkozy

Nicolas Sarkozy është nën hetime pasi dyshohet se ndikuar te dëshmitarët, duke i shtuar listës së gjatë të problemeve ligjore të ish-presidenti francez, e cila përfshin edhe financimin e paligjshëm të fushatës.

Pas 30 orësh marrje në pyetje për gati katër ditë, autoritet franceze vendosën se kishin arsye për të nisur një hetim të ri kundër Sarkozyt për manipulimin e dëshmitarëve dhe komplot për të shtrembëruar rrjedhën e drejtësisë, raporton france24.

Çështja kundër Sarkozyt, ende një figurë me ndikim në politikën konservatore franceze, lidhet me akuzat se ai mori para nga diktatori i ndjerë libian, Muammar Gaddafi për të financuar një nga fushatat e tij zgjedhore, për të cilën ai do të dalë në gjyq në vitin 2025.

Një dëshmitar kyç në atë rast, biznesmeni franko-libanez, Ziad Takieddine, kishte pohuar se dorëzoi tre valixhe të mbushura me para, ku në total përbënin pesë milionë euro në vitet 2006 dhe 2007.

Por, në vitin 2020 Takieddine tërhoqi papritur deklaratën inkriminuese, duke ngritur dyshime se Sarkozy mund të ketë bërë presion mbi dëshmitarin për të ndryshuar mendje.

Politikani 68-vjeçar tashmë është dënuar dy herë për korrupsion dhe ndikim në çështje të veçanta që përfshijnë përpjekje për të ndikuar tek gjyqtarit dhe financimin të fushatës.

Sarkozy, i cili drejtoi Francën nga viti 2007 deri në 2012, ka apeluar kundër të dy vendimeve.

Të paktën nëntë persona të tjerë janë nën dyshimin se kanë marrë pjesë në komplotin e supozuar.

Përveç gjyqit të financimit nga Libia, që lidhet me fushatën zgjedhore të Sarkozyt në vitin 2007, ai është planifikuar të dalë në gjyq muajin e ardhshëm për shkelje të pretenduar të rregullave të financimit të fushatës gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012, të cilën e humbi ndaj socialistit Francois Hollande. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat