Shefja e BE-së thotë se sulmi i Hamasit është akt terrorist që pasqyron “të keqen e lashtë”

Evropë

Shefja e BE-së thotë se sulmi i Hamasit është akt terrorist që pasqyron “të keqen e lashtë”

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 15:27
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se sulmi i kryer nga grupi militant Hamas kundër civilëve në Izrael ishte një akt terrorist dhe pasqyronte një "të keqe të lashtë".

"Në agimin e Shabatit, të shtunën e kaluar, e gjithë bota u zgjua nga tmerri. Qindra njerëz të pafajshëm u vranë me gjakftohtësi," tha von der Leyen të mërkurën në takimin javor të komisionarëve evropianë në Bruksel. I ftuar në takim ishte ambasadori i Izraelit në BE dhe NATO, Haim Regev.

“Terroristët e Hamasit vranë gra dhe fëmijë në shtëpitë e tyre.

Këta të pafajshëm u vranë vetëm për një arsye. Sepse ata ishin hebrenj dhe jetonin në shtetin e Izraelit. Është një e keqe e lashtë, e cila na kujton të kaluarën më të errët dhe na trondit të gjithëve deri në palcë", tha von der Leyen, duke shtuar se " ne duhet të jemi të qartë në përcaktimin e këtij lloj tmerri. Është terrorizëm dhe është një akt lufte."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat