​Tajani: Italia do të nënshkruajë marrëveshje me Egjiptin kundër trafikimit

Evropë

​Tajani: Italia do të nënshkruajë marrëveshje me Egjiptin kundër trafikimit

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 16:39

Italia do të nënshkruajë një marrëveshje me Egjiptin për të parandaluar trafikimin e emigrantëve, tha të mërkurën ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri Antonio Tajani.

“Ne do të punojmë me Egjiptin për stabilitetin e zonës së Mesdheut, do të nënshkruajmë një marrëveshje për të ndaluar trafikantët e qenieve njerëzore”, tha Tajani pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Abdoul Gheit, në Kajro.

Gjatë takimit, ministri tha se kishte "përsëritur angazhimin e Italisë për të mirëpritur emigrantët e ligjshëm, rreth gjysmë milioni gjatë tri vjetëve, por edhe vendosmërinë e saj të fortë për të luftuar trafikantët e qenieve njerëzore që shfrytëzojnë dëshpërimin e njerëzve nga Afrika dhe Lindja e Mesme për të fituar para, duke ditur se ata nuk do të kenë një jetë të lehtë në Evropë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat