Sulmi tronditës me armë në Bruksel, reagon kryeministri i Belgjikës

Evropë

Sulmi tronditës me armë në Bruksel, reagon kryeministri i Belgjikës

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 22:18
Alexander De Croo

Një sulm i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bruksel, ku një person i armatosur ka qëlluar në drejtim të disa shtetasve suedezë të cilët kishin ardhur për të parë ndeshjen mes Belgjikës dhe Suedisë. Sipas informacioneve nga mediat vendase, thuhet se deri tani janë tre viktima.

Agresori në fjalë mbërriti me skuter dhe qëlloi më pas dy viktima me kombësi suedeze në një automjet tip Mercedes Vito. Më pas, dëshmitarët thonë se ai ndoqi një tjetër person suedez dhe e qëlloi disa herë.

Për këtë akt barbar, ka reaguar kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo.

“Ngushëllimet e mia më të thella për të afërmit e këtij sulmi burracak në Bruksel. Unë jam duke ndjekur nga afër situatën, së bashku me Ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme.

Ne po monitorojmë situatën dhe kërkojmë nga qytetarët e Brukselit të jenë vigjilentë”, shkruante De Croo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat