Pallati i Versajës në Francë është evakuuar për shkak të një kërcënimi me bombë, raportoi AFP të martën, duke cituar një burim.
Informacioni përkatës është konfirmuar nga vetë Pallati me një postim në llogarinë e tij në Twitter, ku thuhet:
“Të nderuar vizitorë, për arsye sigurie, Pallati i Versajës po largon vizitorët dhe po mbyll dyert për sot. Faleminderit për mirëkuptimin”.
Naravno da su opet evakuirali Versailles kad sam ja tamo 😭
— ✨kimse ✨ (@slavonskodite) October 17, 2023
Duke cituar burime policore, në vendngjarje ka mbërritur një ekip për asgjësimin e mjeteve shpërthyese.
Kërcënimet për bomba janë rritur që nga fillimi i vitit shkollor në Francë, me 168 alarme në shkolla që nga fillimi i shtatorit, sipas ministrit të Arsimit Kombëtar Gabriel Attal.