Sulmi terrorist në Bruksel, kryetarja e Dhomës së PE: Nuk mund të lejojmë që urrejtja të fitojë

Evropë

Sulmi terrorist në Bruksel, kryetarja e Dhomës së PE: Nuk mund të lejojmë që urrejtja të fitojë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Qeveria suedeze u bëri thirrje suedezëve jashtë vendit që të tregohen të kujdesshëm pas sulmit terrorist të ndodhur në Bruksel ku mbetën të vrarë dy suedezë. Sulmi ndodhi nga një person i armatosur.

Në një reagim zyrtar bëhet me dije se situata e kërcënimit kundër Suedisë dhe interesave suedeze jashtë vendit tashmë është shqetësuese.

“Për shkak të vrasjes së dy suedezëve në Bruksel, suedezëve jashtë vendit u kërkohet të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar dhe të ndjekin rekomandimet e autoriteteve lokale”, thuhet në reagimin e qeverisë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Roberta Metzola, theksoi se terrorizmi dhe ekstremizimi nuk mund të lejohen që të depërtohen në shoqëri.

“Në emër të Parlamentit Evropian shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave . Terrori dhe ekstremizmi nuk mund të depërtojnë në shoqëritë tona. Ne kemi të drejtë të ndihemi të sigurt dhe të jetojmë të sigurt. Nuk mund të lejojmë që urrejtja të fitojë”, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Roberta Metzola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat