Bie besimi për Aleksandar Vuçiqin në Serbi, anketat e fundit tregojnë rënie drastike

Evropë

Bie besimi për Aleksandar Vuçiqin në Serbi, anketat e fundit tregojnë rënie drastike

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 14:12
Aleksander Vuçiq

Disa anketa të realizuara së fundmi në Serbi, kanë treguar se besimi për presidentin serb Aleksandar Vuçiq ka rënë dukshëm.

“Kryesia e SSP-ë, duke analizuar rezultatet e dy anketave të marra nga dy organizata në dy ditët e fundit, doli në përfundimin se modeli më i mirë për daljen në votime është një listë e vetme, në të gjitha nivelet, e të gjitha organizatave pjesëmarrëse në organizimin e protestës së Serbisë kundër dhunës” tha anëtari i Kryesisë së SSP-së, Branko Milush.

“Mandatet nuk janë prioritet për ne, prioritet për ne është që ta zëvendësojmë këtë qeveri arrogante, të paaftë dhe të korruptuar që po e shkatërron Serbinë dhe po na vjedh të ardhmen”, ka theksuar Milush.

Sipas tij, ajo listë nuk mund të jetë vetëm një listë kundër Vuçiqit, por “ne duhet të krijojmë edhe një platformë për t’u garantuar njerëzve se si do të jetojnë pas Vuçiqit”.

“Është e nevojshme të ofrohet siguri, stabilitet, shoqëri moderne dhe evropiane. Qytetarët nuk janë realisht të interesuar se kush bashkëpunon me njëri-tjetrin, ata janë të interesuar të kenë një listë që mund ta kërcënojë këtë regjim”, beson Milush.

Ai pretendon se numri i vlerësimeve pozitive të Aleksandër Vuçiqit ka rënë për 16 për qind, dhe kujton se Vuçiq një vit më parë, në shtator, kishte 53 për qind të vlerësimeve pozitive dhe 33 për qind të vlerësimeve negative, që do të thotë se ishte në plus 20 për qind.

“Sot janë 44 për qind pozitive dhe 40 për qind negative, pra është katër për qind në plus. Për një vit ka rënë për 16 për qind”, ka saktësuar Milush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat