Alarm për bombë, evakuohet aeroporti i Bazelit në Zvicër

Evropë

Alarm për bombë, evakuohet aeroporti i Bazelit në Zvicër

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 14:47 Përditësuar në ora: 17:20 më 19.10.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Aeroporti i Bazelit ende i evakuuar pas dyshimeve për bombë, vazhdojnë anulimet e fluturimeve

Aeroporti i Basel-Mulhouse vazhdon të jetë i evakuuar pas një dyshimi për bombë.

Arsyeja e saktë e evakuimit fillimisht mbeti e paqartë. Prefektura zvicerane më në fund konfirmoi për Blick se “terminali duhej të evakuohej për arsye sigurie pas një kërcënimi me bombë”.

Sipas “20 Minutes”, një qen zbulues eksplozivi nga policia kantonale e Bazelit ka mbërritur rreth orës 15:30.Ndërkaq, jashtë aeroportit ka filluar të bëhet një situatë kaotike meqë udhëtarët s’po kanë ku të presin dhe ende nuk dinë nëse do të realizohen udhëtimet e tyre.

Njësia zjarrfikëse ka sjellë ujë për pasagjerët. Mësohet gjithashtu se piloti ka thënë se nuk ka informacion të mëtejshëm dhe ka kërkuar nga pasagjerët të kenë durim.

 “Pasagjerët janë ulur edhe në shkurre sepse parkingu është plot dhe nuk ka mundësi të tjera”, ka thënë për Blick një lexues.

Në një foto të bërë nga lexuesi mund të shihni se si disa njerëz po strehohen nga shiu nën një urë.

Po ashtu, kanë nisë edhe anulimi dhe devijimi i fluturimeve të planifikuara për aeroport.

Siç tregojnë të dhënat nga faqja e internetit e aeroportit, disa fluturime janë anuluar, duke përfshirë nga Mynihu, Frankfurt, Cyrih dhe Amsterdami. Këto kufizime zbatohen deri pak para orës 18:00. Dy avionë u devijuan gjithashtu. Një zëdhënëse e mediave për aeroportin nuk ishte në gjendje të konfirmonte për Blick nëse kishte një lidhje me evakuimin.

Një seri kërcënimesh me bomba vazhdojnë ta mbajnë Francën të bllokuar pas vendosjes së nivelit më të lartë të alarmit terrorist. Ashtu si një ditë më parë, një numër aeroportesh rajonale u evakuuan përkohësisht të enjten për shkak të kërcënimeve me bomba. Aeroportet në Montpellier, Nantes, Bordeaux dhe Lille u prekën.

Ndizet alarmi për bombë, evakuohet aeroporti i Bazelit në Zvicër

Aeroporti ndërkombëtar i Bazelit “Basel-Mulhouse” u evakuua të enjten për arsye sigurie. Shkaku i saktë është ende i paqartë.

Siç raporton Blick, Euroaeroporti Basel-Mulhouse duhej të evakuohej të enjten pasdite.

Ky aeroport e ka konfirmuar këtë pas kërkesës nga ky medium. Arsyeja e saktë e evakuimit fillimisht mbetet e paqartë.

Sipas një zëdhënëse, kjo është bërë “për arsye sigurie”.

Prefektura përgjegjëse e departamentit francez të Haut-Rhin konfirmoi për “20 Minutes” se ishte ndezur një alarm për bombë.

Çfarë saktësisht e shkaktoi këtë mbetet e paqartë.

Për Blick ka folur edhe një udhëtar që ishte prezent aty.

 “Ne jemi në aeroplan. Informacioni që kemi është se ndoshta do të duhet të qëndrojmë në aeroplan për të paktën një orë. Askush nuk ka informacion të saktë”..

iç tregojnë të dhënat nga Flightradar24, një fluturim nga Mynihu që ishte planifikuar të ulej në orën 16:10 tashmë është anuluar.

Një aeroplan nga Majorka, i planifikuar të mbërrinte në orën 15:25, u devijua për në Gjenevë.

Një zëdhënëse e mediave për aeroportin nuk ishte në gjendje të konfirmonte për Blick nëse këto kishin lidhje me evakuimin.

Një seri kërcënimesh me bomba po e mbajnë Francën në pezull pasi u vendos në nivelin më të lartë të alarmit për terrorizmin.

Ashtu si një ditë më parë, një numër aeroportesh rajonale u evakuuan përkohësisht të enjten për shkak të kërcënimeve me bomba. Aeroportet në Montpellier, Nantes, Bordeaux dhe Lille ishin ndër aeroportet e prekura.

-----------

Aeroporti Basel-Mulhouse u evakuua të enjten pasdite për arsye sigurie. Shkaku është ende i paqartë, raporton Blick.

Aeroporti e ka konfirmuar evakuimin. Arsyeja e saktë e evakuimit është e paqartë.

Sipas një zëdhënësi, kjo është bërë “për arsye sigurie”.

“Ne jemi në aeroplan, por rreth 40 pasagjerë nuk ia dolën dot të hipnin.

Informacioni që kemi është se ndoshta do të duhet të qëndrojmë në aeroplan për të paktën një orë. Askush nuk ka informacion të saktë”, ka thënë njëri nga udhëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat