Temperatura të pabesueshme për 21 tetorin janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Bosnjë dhe Hercegovinë

Evropë

Temperatura të pabesueshme për 21 tetorin janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Bosnjë dhe Hercegovinë

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Temperatura tepër të larta për 21 tetorin janë regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 5 në disa rajone të Bosnjë dhe Hercegovinës.

De sipas të dhënave të Institutit Federal Hidrometeorologjik, një “natë tropikale” ka qenë në Banja Luka, ku ka qenë edhe 26 gradë, shkruajnë mediat lokale.

Në Mostar, si dhe në Neum ka qenë 23 gradë, ndërsa në Sarajevë 22 gradë.

Tuzla dhe Zenica ishin edhe më të nxehta se Mostari, duke pasur parasysh se merkuri arriti në 24 gradë.

Më i ftohti mëngjesin e sotëm ishte 9 gradë në Bjelasnicë, por era po frynte me shpejtësi 122 kilometra në orë.

Siç thuhet më tej, sot në BeH do të jetë mot i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe bubullima.

Shumica e reshjeve janë në zonën e Hercegovinës dhe Bosnjës jugperëndimore.

Mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat