Pse u dorëhoq ministri belg i Drejtësisë, si mund të ishte shmangur sulmi terrorist

Evropë

Pse u dorëhoq ministri belg i Drejtësisë, si mund të ishte shmangur sulmi terrorist

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 16:54
Ministri i Drejtësisë në Belgjikë, Vinsent van Kuikenborn

Ministri i Drejtësisë në Belgjikë, Vinsent van Kuikenborn dha të premten dorëheqjen, 4 ditë pas sulmit terrorist në Bruksel, ku një shtetas tunizian vrau dy tifozë suedezë dhe plagosur një tjetër.

Hetimet kanë konstantuar se agresori mund të ishte ekstraduar nga Belgjika një vit më parë. Sipas zbulimeve, në gusht të 2022-shit, një prokuror në Bruksel kishte marrë 31 kërkesa për ekstradim.

Prokurori kishte proceduar 30 kërkesa, duke lënë atë të fundit, që i përkiste vrasësit, të paprocesuar.

Motivi përse kishte ndodhur kjo nuk dihet ende; Van Kuikenborn e quajti episodin një “gabim individual, të papranueshëm dhe me pasoja dramatike”.

Megjithatë, ministri i dorëhequr mbrojti pavarësinë e prokurorëve, mos ndërhyrjen në vendimet e tyre dhe mori përsipër të gjithë përgjegjësinë.

Kryeministri belg Aleksander de Kru deklaroi se ishte informuar mbi vendimin e ministrit dhe se respektonte kurajën e tij politik.

Sipas hetimeve, agresori, një 45-vjecar tunizian, jetonte në Belgjikë ilegalish që kur kërkesa e tij për azil ishte refuzuar në 2020-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat