Mbi 45 mijë paund një gotë! Uiski më i shtrenjtë në botë, do shitet deri në 1.2 mln paund shishja

Evropë

Mbi 45 mijë paund një gotë! Uiski më i shtrenjtë në botë, do shitet deri në 1.2 mln paund shishja

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Një shishe e asaj qe shtëpia e ankandi Sotheby’s e quan “uiskin skoncez me te kërkuar ne bote” do të dalë në ankand në Londër me një çmim qe vlerësohet nga 750,000 deri ne 1.2 milionë paund.

Uiski ‘Macallan’ është nder markat me te rralla dhe më të kushtueshëm. Uiski me fame është distiluar në vitin 1926 dhe futur ne shishe ne vitin 1986 pasi është vjetëruar prëj dekadash të tëra në një but druri.

Shishja me histori rreth 100 vjeçare nga distiluesi Macallan nese do të shitet më çmimin e publikuar do ta bëhej një nder shishet me të shtrenjta të shituara ndonjëherë dhe se një gote e vetme do të vlejë më shumë se 45 mijë euro.

Arsyeja pse shishja është kaq e kërkuar është etiketa e saj pasi është projektuar dhe nënshkruar nga piktori italian Valerio Adami dhe për faktin se në botë ekzistojnë vetëm 40 shishe të tilla dhe vetëm 12 më etiketë të pikturuar duke e bërë atë ekstremisht të rrallë.

“Macallan i vitit 1926 është i vetmi uiski që çdo ankand dëshiron ta shesë dhe çdo koleksionist dëshiron ta zotërojë tha Jonny Fowle, kreu i Sotheby’s Global Head of Spirits.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat