Publikohet në internet numri i telefonit të kryeministrit Sunak

Evropë

Publikohet në internet numri i telefonit të kryeministrit Sunak

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 10:53
Rishi Sunak

Numri personal i telefonit të kryeministrit britanik, Rishi Sunak publikua në internet pasi shakaxhinjtë e mediave sociale publikuan audion e ziles së telefonit dhe përgjigjen e mesazhit të telefonit të kryeministrit, raportoi “The Sun”.

Numri është ai që Sunak ka përdorur për shumë vite, duke përfshirë edhe kur ishte kancelar dhe gjatë zgjedhjeve të lidershipit të vitit të kaluar, tha gazeta.

Thuhet se atij iu dha një numër i ri, i veçantë kur erdhi në pushtet pothuajse një vit më parë.

Por videoja në internet që u shfaq të dielën duket se tregon se numri personal ka vazhduar të jetë në funksion.

Nuk është hera e parë që numri i telefonit celular të një kryeministri është i disponueshëm në internet.

Boris Johnson u këshillua të ndalonte përdorimin e telefonit të tij personal dhe të mos hynte më në të për arsye sigurie ndërsa shërbente si kryeministër në maj të vitit 2021, pasi u zbulua se numri i tij ishte i disponueshëm në internet./Telegraph/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat