Refuzoi të dilte nga qelia, Alexei Navalny dërgohet me forcë në seancën gjyqësore

Evropë

Refuzoi të dilte nga qelia, Alexei Navalny dërgohet me forcë në seancën gjyqësore

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 19:58
Alexei Navalny

Politikani rus i opozitës Alexei Navalny, i cili po vuan dënimin në një koloni burgu të sigurisë së lartë, refuzoi të dilte nga qelia sot. Navalny duhej të merrte pjesë në një seancë gjyqësore përmes një video-telefonate.

Siç raportoi bashkëpunëtori i Navalny-t, Ivan Zhdanov, ata morën mjetet e shkrimit që ai përdorte nga qelia e tij dhe ai refuzoi të dilte nga ajo në shenjë proteste. Pas kësaj ai është sjellë me forcë para hetuesisë.

Policët me helmeta hynë në qeli dhe me forcë e morën duke e tërhequr zvarrë para hetuesit”, shkruan Zhdanov në një postim në Telegram.

Incidenti u konfirmua edhe nga avokati i ri i Navalny, Leonid Salaviov. Salaviov shtoi se mjetet e shkrimit u hoqën si pjesë e “masave të sigurisë” dhe se kjo nuk ishte hera e parë që ndodhte.

Sot ishte planifikuar të mbahej një seancë gjyqësore në lidhje me një nga paditë e ngritura nga Navalny kundër menaxhmentit të kolonisë së burgut IK-6. Zakonisht politikani i opozitës i burgosur merr pjesë në seancat gjyqësore përmes video-telefonatave.

Padia e Navalny kundër administratës së kolonisë ku po mbahet është duke u shqyrtuar nga gjykata e qytetit të Kovrovit. Më herët, zëdhënësja e politikanit Kira Jarmis raportoi se Navalny nuk ishte i pranishëm në seancën dëgjimore të 23 tetorit, edhe pse ai zakonisht “merr pjesë në seancat gjyqësore të Kovrov”. Seanca gjyqësore u shty për më 2 nëntor.

Më 13 tetor, Gjykata e Qarkut Basmani të Moskës arrestoi tre nga avokatët e Alexei Navalny, Igor Sergunin, Vadim Kobzev dhe Alexei Lipster, me dyshimin se merrnin pjesë në një organizatë ekstremiste, duke dënuar me paraburgim për dy muaj. Nëse dënohen për pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste, ata përballen me 6 vjet burg. Bashkëpunëtorët e Navalny besojnë se akuzat kundër avokatëve të tij lidhen me dëshirën e autoriteteve ruse për të izoluar politikanin rus të opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat