Tri nominime për Greqinë në OKB

Evropë

Tri nominime për Greqinë në OKB

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 14:48
Nikos Dendias

Greqia për herë të parë në historinë e saj ka tri nominime në OKB, shkroi ministri i Mbrojtjes Kombëtare greke Nikos Dendias në “X” të martën.

Konkretisht, Greqia është nominuar për anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit, për kryesinë e asamblesë së përgjithshme, për anëtar të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, shkruan ana-mpa.

"Idealet e OKB-së për paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar janë sot më të rëndësishme dhe më në kohë se kurrë!"

Detaje tjera nuk janë dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat