Protesta në Greqi kundër “planit të SHBA-së për të vendosur avionët ushtarakë në bazat greke”

Evropë

Protesta në Greqi kundër “planit të SHBA-së për të vendosur avionët ushtarakë në bazat greke”

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 19:40
Pamje nga protesta

Në lagjen Elefsina që ndodhet rreth 30 km nga qendra e kryeqytetit të Greqisë, Athinë, u mbajt një protestë kundër “planit të SHBA-së për të vendosur avionët e saj ushtarakë në bazat në Greqi”

Protestuesit u mblodhën me thirrjen e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në rajonin Elefsina në të cilën ndodhet edhe aeroporti ushtarake i Forcave Ajrore të Greqisë dhe këtu protestuesit dhanë mesazhin për mbështetje ndaj popullit të Palestinës.

Protestuesit kritikuan edhe qëndrimin e SHBA-së, NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE) në konfliktin Izraeli-Palestinë dhe kërkuan që Greqia të qëndrojë larg këtij konflikti.

Duke protestuar kundër vendosjes së avionëve ushtarakë të SHBA-së në aeroportin Elefsina, protestuesit kërkuan “të ndalet masakrimi i popullit palestinez në Gaza të cilët duan të krijojnë shtetin e tyre”.

Në lajmet e publikuara në shtypin grek u pretendua se pas konfliktit Izrael-Palestinë, avionë të shumtë ushtarakë të SHBA-së janë vendosur në bazën Souda në Greqi dhe në të njëjtën mënyrë ka filluar edhe vendosja e avionëve ushtarakë amerikanë edhe në aeroportin ushtarak Elefsina në afërsi të Athinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat