​Për herë të parë, banorët e Grenlandës nuk do t’i kthejnë orët e tyre prapa

Evropë

​Për herë të parë, banorët e Grenlandës nuk do t’i kthejnë orët e tyre prapa

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Banorët e Grenlandës nuk do të kthejnë orët e tyre prapa në orën dimërore të dielën për herë të parë dhe nuk do të ndryshojnë zonën kohore.

Qeveria e Grenlandës vendosi të heqë orën verore dhe dimërore në ishull në nëntor 2022, njoftoi agjencia daneze e lajmeve Ritzau.

Ishulli është zyrtarisht pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, por në praktikë është kryesisht vetëqeverisës. Në vend që të kthenin akrepat e orës, autoritetet grenlandeze vendosën të qëndrojnë përgjithmonë në zonën kohore UTC/GMT-2.

Të dielën, pjesa më e madhe e Evropës, përfshirë Danimarkën, do të zhvendosin orët e tyre një orë pas, duke kaluar nga ora verore në dimërore.

Por në Grenlandë, në vend të katër orëve të mëparshme, do të jetë tri orë më pak se në Danimarkë. Qyteti i vogël i Ittoqqortoormiit në lindje të Grenlandës është e vetmja pjesë e ishullit që do të kthejë orët prapa të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat