Javën e kaluar, një aeroplan u desh të bënte një ndalesë urgjente në aeroportin e Cyrihut – tani janë publikuar pamjet e ngjarjes

Evropë

Javën e kaluar, një aeroplan u desh të bënte një ndalesë urgjente në aeroportin e Cyrihut – tani janë publikuar pamjet e ngjarjes

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 13:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Të premten në mbrëmje javën e kaluar, ngritja e një aeroplani Edelweiss për në Faro në Portugali u desh të anulohej nga Cyrihu.

Sipas mediave të huaja, aeroplani fillimisht ka shkuar normalisht nëpër pistë dhe më pas kishte filluar të shfaqeshin probleme.

“Befas filloi të dridhej para dhe mbrapa”, ka thënë një pasagjer duke përshkruar situatën.

Piloti më pas bëri një ndalesë emergjente në incidentin që thuhet se aktualisht është duke u hetuar.

Ndërkohë një raport fillestar ka thënë se njëra prej gomave të aeroplanit “ka plasur”.

Por zëdhënësi i Edelweiss, Andreas Marti, shpjegoi: “Goma nuk shpërtheu gjatë frenimit – siç u raportua fillimisht – por ajri në gomë u lëshua nga sistemi për të mbrojtur gomën nga plasja. Kjo ndodh gjithmonë kur temperatura ngrihen shumë lartë gjatë frenimit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat