Vuçiq për dorëheqjen e Vulin: Ka pasur presione që kur u emërua në krye të inteligjencës së Serbisë

Evropë

Vuçiq për dorëheqjen e Vulin: Ka pasur presione që kur u emërua në krye të inteligjencës së Serbisë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 20:22
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar dorëheqjen e dorëzuar sot nga drejtori i Agjencisë së Sigurisë Informative, Aleksandër Vulin dhe ka thënë se ka pasur presione që nga dita e parë kur Vulin u bë në krye të BIA-s dhe se ai asnjëherë nuk kishte ka punuar për dikë tjetër përveç Serbisë.

“Thjesht nuk më takon mua ta komentoj këtë. Vulin është edhe një mik i imi me të cilin kam kaluar shumë kohë, e kuptoj edhe reagimin e tij, por nuk i ka rënë koka apo diçka e tillë. Ka pasur presione nga fillimi kur është emëruar në atë pozitë, që nga dita e parë dhe ka qenë e paqartë”, tha Vuçiç.

“Kjo është pikërisht ajo që Vulin deklaroi në letrën e tij, shtoi presidenti.

“Sigurisht, ai e di shumë mirë se si lëviz dhe cilat ishin pasojat apo cilat mund të jenë pasojat më tej. Nuk mund të vazhdoj të komentoj, sepse tani e ka pak më të lehtë se unë, ndërsa unë nuk mund të vazhdoj të komentoni për të gjitha, për arsyen e thjeshtë se jam President i Republikës, por edhe sepse jam i detyruar të mbaj sekrete dhe nuk mund të flas për çështje të tilla”, shtoi presidenti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat