Goditet me thikë në banesë 30-vjeçarja në Francë

Evropë

Goditet me thikë në banesë 30-vjeçarja në Francë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Lion, në Francë. Mediat e huaja shkruajnë se një grua hebre, është goditur me thikë teksa ndodhej në banesë.

30-vjeçarja është goditur dy herë në bark, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu theksohet se në derën e banesë së saj është vendosur edhe një shenjë (simbol nazist).

Sulmuesi, ishte i veshur me të zeza dhe me fytyrë të mbuluar, më pas u largua. 

Kujtojmë se sulmet në Francë janë shtuar javët e fundit, ndërsa autoritetet kanë rritur sigurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat