Suedia bën thirrje për rritjen e përpjekjeve për sigurinë dhe migracionin

Evropë

Suedia bën thirrje për rritjen e përpjekjeve për sigurinë dhe migracionin

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 12:42
Suedi

Ministrat suedezë i dërguan sot një letër institucioneve të BE-së duke bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit të sigurisë dhe zbatimin e një politike efektive të kthimit të migracionit.

Gunnar Strömmer, ministri suedez i drejtësisë, së bashku me ministren për migracionin, Maria Malmer Stenergard, tha se “është me rëndësi të madhe për sigurinë gjithëpërfshirëse në të ardhmen e zonës së BE-së që BE-ja të arrijë një marrëveshje për paktin e saj për migracionin dhe azilin“.

“Përgjigjja ndaj dimensionit të jashtëm të sfidave të migracionit kërkon një gamë të gjerë veprimesh dhe përpjekjesh afatgjata”, thanë ata, raporton Guardian.

Ministrat theksuan gjithashtu se “një çështje me rëndësi të madhe në lidhje me migracionin është një politikë efektive e kthimit”.

“Kjo nënkupton edhe bërjen e punës më efektive brenda vendeve tona dhe në lidhje me bashkëpunimin tonë me vendet e treta. Më shumë mund të bëhet realisht brenda kornizës ligjore që kemi sot. Më shumë diskutime mbi bashkëpunimin për kthimin janë të nevojshme”, shtuan ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat