Dentisti qëllohet për vdekje në derën e shtëpisë pas konfliktit për martesën e fëmijëve

Evropë

Dentisti qëllohet për vdekje në derën e shtëpisë pas konfliktit për martesën e fëmijëve

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 16:40
Dentisti

Një dentist që u qëllua për vdekje në derën e shtëpisë së tij në Britani pas një konflikti për motive të dobëta, është publikuar për herë të parë në foto.

Mohammed Salem Ibrahim kishte qenë një dentist në Siri, ku autori Al Sino kishte qenë pacienti i tij, teksa të dy kishin ardhur për një jetë më të mirë në Britani dhe kishin realizuar martese mes fëmijëve te tyre.

Ahmad Al Sino qëlloi për vdekje 55 vjeçarin Mohammed Salem Ibrahim me një thikë kuzhine që më pas u gjet në makinën e tij e përgjakur.

Policia e armatosur kishte arrestuar Al Sino 40 minuta pas vrasjes, teksa kësaj jave u dënua me burgim të përjetshëm pas një gjyqi tre-javor.

Al Sino dhe ish-miku i tij Ibrahim thuhet se kishin prishur marrëdhëniet për çështjen e dhuratave të florinjta në martesën e fëmijëve. Al Sino hyri me forcë në shtëpinë e viktimës në Birmingham në veri të Anglisë më 13 mars, ku nisi sulmin e tij vrasës.

Ai gjithashtu plagosi rëndë në krah bashkëshortin e bijës së tij Aram Ibrahim, i cili arriti të mbijetojë.

Shërbimet e emergjencës erdhën me shpejtësi në vendngjarje por nuk arritën të shpëtonin Ibrahim.

Pas arrestimit në makinën e Al Sino policia gjeti dy thika që sipas ekspertëve ishin me gjakun e Ibrahim.

Në gjykatën e Birmingham u tha se Al Sino ishte nxitur nga bija e tij shtatzënë Lylan të vinte në shtëpinë e ngjarjes pas një sherri me bashkëshortin e saj, që ishte bërë i dhunshëm.

Por tre plagë thike kishin shuar jetën e vjehrrit te saj, ish-dentistit Ibrahim.

Duke dhënë verdiktin gjykatësi Simon Drew tha: “Ju çuan vajzën tuaj shtatzënë në shtëpinë e burrit  Aram dhe të familjes së Ibrahim. Kur Lylan ishte brenda ju po prisnit në makinë, ishit i mërzitur por nuk kërkonit konfrontim”.

“Kur Mohammed Ibrahim doli te dera e ju ftoi brenda, kjo i ndezi gjërat dhe ju refuzuat ftesën. Më pas kur bija Lylan ju telefonoi duke ju thënë se po sulmohej, ju e humbët kontrollit dhe erdhët i armatosur me thikë”.

“Ju shkuat te dera duke tentuar të hynit por nuk arritët ta hapni. Kur dera u hap ju patë në korridor  Lylan, zotin Ibrahim dhe bashkëshortin e saj Aram.”

“Ju nisët sulmin e paprovokuar ndaj Ibrahim e Aram, fillimisht me grushte e më pas duke përdorur thikën në një furi dhune, duke goditur disa herë me thikë secilin prej tyre. Unë besoj se ju donit të vrisnit Mohammed teksa e godisnit me thikë”.

Në deklaratën e saj bija e viktimës tha se ai kishte qenë objekt i një sulmi të rëndë.

Ajo shtonte se babai i saj kishte qenë një dentist i respektuar në Siri, mes komunitetit kurd atje.

“Ai nuk njihej vetëm për profesionin e tij por dhe për bujarinë dhe ndihmën ndaj kujto që kishte të bënte”.

Avokati Jason Bartfeld tha se ngjarja ishte një tragjedi për të dyja familjet. “Më 13 mars ai sakrifikoi veten për të mbrojtur familjen dhe si rezultat i atyre 30 sekondave çmenduri ai po humbet familjen që ishin shumë të varur prej tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat