Rikthehen teoritë e frikshme për shëndetin e Putinit

Evropë

Rikthehen teoritë e frikshme për shëndetin e Putinit

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 12:43
Vladimir Putin

Sa herë që Vladimir Putin del në publik, ka shumë mister rreth presidentit rus si me të gjithë autokratët. Çdo dalje e tij është terren pjellor për spekulime dhe thashetheme të tilla si ato për presidenti rus që ka probleme shëndetësore ose që ai ka disa sozi. Këto thashetheme kanë qarkulluar prej disa kohësh, por nuk janë parë si të besueshme nga agjencitë e inteligjencës nga Kremlini. Megjithatë, javën e kaluar, një thashethem i ri i bujshëm filloi nga një kanal misterioz rus Telegram; Vladimir Putin kishte vdekur dhe një sozi kishte zënë vendin e tij me një grusht shteti të mundshëm që pritet të vijë në vazhdim. Këtë teori e ka përforcuar edhe takimi i fundit me Zhang Yusi, nënkryetar i Komitetit Qendror Ushtarak të Republikës Popullore të Kinës në Novo Ogaryovo, jashtë Moskës.

Dyshimet e fundit

Pamjet tregojnë Putinin duke përshëndetur anëtarët e mediave, por disa kanë vënë re se faqet e tij duken të çuditshme. Kjo u bë shpejt temë diskutimi në rrjetet sociale dhe shumë pyesnin nëse ishte vërtet presidenti rus, siç shkruan “Express UK”. Disa media shpesh spekulojnë se Putin shpesh përdor sozi për paraqitjet publike për të parandaluar vrasjet e mundshme. “Sozi me implante në faqe”, ka shkruar një përdorues në platformën “X”, duke komentuar daljen e fundit në publik. Një tjetër shkroi se Putini iu nënshtrua një operacioni estetik dhe se "injeksioni i ngriti dhe i mbushi faqet”, dhe shtoi se ishte padyshim një sozi, në vend të Putin. “Ky është Putini me fytyrë ovale, që u shfaq gjatë pandemisë së Covid-it”, thotë një tjetër. Ka edhe përdorues që nuk janë të bindur se bëhet fjalë për një sozi, duke deklaruar se Putini në fakt ka një “fytyrë hëne”. “Një efekt anësor i zakonshëm i përdorimit afatgjatë të steroideve”, komentoi një përdorues. “Nga shfaqja e mavijosjes së vogël sipër faqes, do të thosha se ky ka bërë fillers”, ka shkruar një tjetër.

Teoritë e çuditshme

Që kur filloi pushtimi rus në Ukrainë në shkurt 2022, kanë qarkulluar teori të çmendura për Vladimir Putin, kryesisht dezinformata. Midis tyre është teoria e fundit se presidenti rus në të vërtetë ka vdekur dhe se një grusht shteti është duke u zhvilluar në Kremlin. Çdo disa muaj shkruhet se si lideri rus është i sëmurë rëndë dhe se i kanë mbetur edhe pak muaj jetë. Kujtojmë se një teori e ngjashme u shfaq kohët e fundit, më saktë më 4 nëntor, kur u shfaq një video që tregonte Putinin duke u shoqëruar me fëmijët pasi kishte vendosur një kurorë në Ditën e Unitetit Kombëtar, një fëmijë e pyet: "A je Putin?" Ai me hezitim përgjigjet: "Për momentin, jam", ndërsa fëmijët në turmë qeshin. E ndërsa disa e interpretuan si shaka të presidentit rus, të tjerë mendojnë se në të vërtetë ishte sozia e tij në video. Lajmi u përgënjye nga analistë dhe zyrtarë të inteligjencës. Dhe siç pritej, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov mohoi të dyja thashethemet për vdekjen e shefit të tij. Duke iu përgjigjur njëgazetariqë e pyeti nëse Putini ka një sozi, Peskov theksoi se ai i përket kategorisë së "lajmeve të rreme absurde që nuk mund të shkaktojnë asgjë përveçse të qeshura".

Prapaskenat

Inteligjenca ushtarake ukrainase ka thënë se kjo është një taktikë e Kremlinit për të monitoruar reagimet e brendshme, siç raportohet nga “Business Insider”. "Qëllimi themelor i lajmeve të rreme është të shikojë se si reagon shoqëria në aspektin e numrave dhe dinamikës dhe të shikojë reagimet e individëve, elitës dhe mediave," tha Andriy Yusov, një zëdhënës për Drejtorinë Kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes ose HUR, për NV Radio. Alexander J. Motyl, profesor i shkencave politike në Universitetin Rutgers-Newark dhe specialist për Ukrainën, në një shkrim të ri mendon se burimet e thashethemeve, mund të jenë liderë të mundshëm të opozitës që përpiqen të mbjellin konfuzion. Mundësia tjetër është që ata të jenë “agjentë të shërbimeve të sigurisë apo zëdhënës të elitave të fuqishme”. Nëse thashethemet po përhapen nga elitat, Motyl thotë se kjo do të nënkuptonte se "lufta për pushtet pas Putinit tashmë ka shpërthyer, edhe nëse Putini i vërtetë është ende gjallë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat