Islanda përgatitet për shpërthim vullkanik, ndërton mburojë rreth termocentralit gjeotermik

Evropë

Islanda përgatitet për shpërthim vullkanik, ndërton mburojë rreth termocentralit gjeotermik

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Autoritetet islandeze po përgatiten të ndërtojnë mure mbrojtëse rreth një termocentrali gjeotermik në jugperëndim të vendit.

Ata shpresojnë se muret do ta mbrojnë uzinën Svartsengi nga çdo rrjedhje e mundshme e lavës, ndërsa frika për një shpërthim të afërt vullkanik rritet.

Një zëdhënës i HS Orka, operator i termocentralit, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se termocentrali furnizon me energji të gjithë vendin – megjithëse ndërprerja nuk do të ndikonte në furnizimin me energji elektrike në kryeqytetin Reykjavik, raporton Sky News.

Ministrja e drejtësisë e vendit, Gudrun Hafsteinsdottir i tha transmetuesit shtetëror RUV se një digë e madhe është projektuar për të mbrojtur centralin, i cili ndodhet rreth 6 km nga qyteti i Grindavik – i cili është evakuuar.

Rreziku i një shpërthimi vullkanik në Islandë mbetet i lartë, me 3000 banorë të qytetit të afërt Grindavik të detyruar të evakuohen. Ka pasur raporte për lëkundje të tokës, çarje të rrugëve dhe ndërtesa që kanë pësuar dëmtime strukturore ndërsa aktiviteti vullkanik vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat