​Aktivistja Greta Thunberg largohet nga gjykata e Londrës

Evropë

​Aktivistja Greta Thunberg largohet nga gjykata e Londrës

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 15:17
Greta Thunberg

Aktivistja mjedisore suedeze Greta Thunberg u largua nga gjykata e Westminster Magistrates në Londër të mërkurën.

Ajo akuzohet ër një shkelje të rendit publik për një protestë mjedisore në qendër të Londrës muajin e kaluar.

Aktivistja 20-vjeçare u kap nga policia më 17 tetor kur ajo, së bashku me dhjetëra demonstrues bllokuan hyrjet e një hoteli ku organizohej një konferencë për naftë dhe gaz.

Protesta synonte të tërhiqte vëmendjen ndaj shqetësimeve mjedisore dhe ndikimit të konferencave të tilla në ndryshimet klimatike. /AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat