Papunësia në Holandë rritet por ende mbetet më e ulëta në BE

Evropë

Papunësia në Holandë rritet por ende mbetet më e ulëta në BE

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 22:00
Ilustrim

Shkalla e papunësisë holandeze, u rrit paksa në tremujorin e tretë të vitit 2023.

Megjithatë, ajo mbetet një nga më të ulëtat në Bashkimin Evropian.

Netherlands Times raportoi se, papunësia në Holandë arriti në 3.6% në tremujorin e tretë të 2023, krahasuar me 3.5% në tremujorin e dytë.

Mediat raportojnë se kjo rritje e lehtë e shkallës së papunësisë, korrespondon me 16,000 persona tjerë të papunë.

Duke pasqyruar të dhënat në të gjithë Evropën, demografia më e prekur nga papunësia janë personat e moshës 18 deri në 25 vjeç.

Ndryshe, vënë në pah mediat, Holanda edhe pse regjistroi një rritje të lehtë të papunësisë, ende është shumë më mirë se shumica e fqinjëve të saj.

Të dhënat e fundit të Eurostat, tregojnë se holandezët kanë shkallën e gjashtë më të ulët të papunësisë në BE, pas Maltës (2.5%), Çekisë (2.7%), Polonisë (2.8%), Gjermanisë (2.9%) dhe Sllovenisë (3.5%).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat