Momenti epik kur roja e sigurisë shpëton Erdoganin nga grerëza

Evropë

Momenti epik kur roja e sigurisë shpëton Erdoganin nga grerëza

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 10:04
Recep Tayyip Erdogan

Liderët e rangut të lartë si duket “mbrohen mirë” nga anëtarët e sigurimit dhe më së miri e dëshmon një video e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan që po bën xhiron në rrjetet sociale.

Presidenti turk ishte duke mbajtur një fjalim në parlament dhe në atë moment i ra një grerëz në shpinë.

Një nga rojet e sigurisë është afruar menjëherë, ia hoqi grerëzën nga shpina dhe më pas e shtypi me këmbë kur insekti ra në dysheme.

Kamerat kapën të gjithë momentin epik, derisa videoja u bë virale në internet.

Erdogan qëndronte pa lëvizur kur po jepte fjalimin e tij dhe me sa duket nuk e kishte vërejtur fare se çfarë po ndodhte mbrapa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat