​Gjermani: Rritet paga minimale nga janari

Evropë

​Gjermani: Rritet paga minimale nga janari

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 20:54
Ilustrim

Qeveria gjermane ka zyrtarizuar vendimin për rritjen e pagës minimale të garantuar me ligj me 82 centë, në 12.82 euro në orë.

Pjesa e parë e rritjes, në 12.41 euro, hyn në fuqi në janar dhe e dyta në fillim të vitit 2025.

Ministri i Punës Hubertus Heil nënshkroi dekretin për pagën minimale siç pritej sipas propozimit të qershorit të komisionit të përzier të punëdhënësve dhe punëmarrësve për pagën minimale.

Rritja totale korrespondon me një normë prej 6.8 për qind. Përfaqësuesit e punës në komision e refuzuan propozimin dhe kërkuan një rritje më të madhe, por ata u mbivotuan.

Edhe disa politikanë të koalicionit qeverisës të Partisë Socialdemokrate (SPD) të kancelarit Olaf Scholz, Të Gjelbrit dhe FDP liberale nuk janë të kënaqur me rritjen aktuale.

Nënkryetari i grupit parlamentar të të Gjelbërve, Andreas Audretsch, tha për mediat gjermane se rritja "nuk është asgjë më shumë se një shaka e keqe" dhe tha se njerëzit që punojnë shumë meritojnë më shumë.

Ai kritikoi Komisionin se fillimisht ka shpallur një marrëveshje unanime dhe më pas ka devijuar nga ajo. Muajin e kaluar, Scholz kritikoi gjithashtu komisionin në të njëjtin rast, duke kërkuar që vendimet e ardhshme të pagave të jenë rezultat i një marrëveshjeje me mbështetje konsensusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat