Mësohet gjendja e presidentit austriak pasi u kafshua nga qeni i presidentes moldave

Evropë

Mësohet gjendja e presidentit austriak pasi u kafshua nga qeni i presidentes moldave

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 18:53
Foto nga takimi

Qeni i presidentes moldave Maja Sandu kafshoi presidentin austriak Alexander Van der Bellen në dorë, gjatë vizitës së këtij të fundit në Moldavi.

Pamjet e këtij incidenti kishin bërë xhiron në internet derisa presidentja moldave kërkoi falje në anglisht dhe shpjegoi se qeni kishte frikë nga një numër i madh njerëzish aty pranë.

Presidenti austriak iu afrua qenit dhe kështu duke e përkëdhelur, qeni reagoi duke i kafshuar dorën.

Van der Bellen u shfaq me dorën e fashuar në takimin e tij të radhës, me kryetarin e parlamentit të Moldavisë.

Tani zyra e tij si duket ka dalë me një deklaratë për të treguar gjendjen e tij shëndetësore.

“Ishte një plagë e vogël që u trajtua me fashë”, potencoi zyra e tij,  duke shtuar se presidenti austriak “është mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat