Rusia godet infrastrukturën e portit detar të Odesës në Ukrainë

Evropë

Rusia godet infrastrukturën e portit detar të Odesës në Ukrainë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 20:48
Pamje nga lufta në Ukrainë

Forcat ruse goditën infrastrukturën në portin detar të qytetit jugor të Ukrainës, Odesa, të martën në mbrëmje, tha guvernatori rajonal.

Rusia, e cila e filloi pushtimin në Ukrainë më shkurt të vitit 2022, i rriti sulmet e saj në infrastrukturën porteve në lumin Danub dhe Detin e Zi pasi u tërhoq në korrik nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja që garantonte dërgesa të sigurta të drithit ukrainas.

Pushtuesit goditën infrastrukturën e portit të Odesës. Njerëzit nuk u lënduan,” tha guvernatori i Odesës, Oleh Kiper në Telegram.

Rusia përdori raketa Х-31, tha komanda ushtarake jugore në Telegram.

Ai raportoi gjithashtu sulme në distriktin Belhorod-Dniester në rajon, me raketa që goditën sipërfaqe të hapura dhe ndërtesa administrative.

Marrëveshja e eksportit e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia u rrëzua pasi Rusia refuzoi ta njohë atë, duke thënë se kërkesa e saj që të hiqen sanksionet ndaj eksporteve të saj të grurit dhe plehrave nuk ishin përmbushur, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat