​Lufta në Gaza, Meloni thotë se zgjidhja e vetme është krijimi i dy shteteve

Evropë

​Lufta në Gaza, Meloni thotë se zgjidhja e vetme është krijimi i dy shteteve

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 17:46
Foto nga takimi

Zgjidhja e dy shteteve është e vetmja rrugë e evitimit të konfliktit të Lindjes së Mesme, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni një samit virtual të G20 të mërkurën.

Burime në zyrën e saj në Palazzo Chigi thanë se ajo theksoi tri konceptet: dënimi i fortë i Hamasit për sulmin e përgjakshëm terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor, e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje, dhe shprehu bindjen se në të ardhmen zgjidhja e konfliktit mund të vijë vetëm përmes krijimit të dy shteteve.

Ajo mori pjesë në samitin online nëpërmjet një lidhjeje nga Berlini, së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat