Parlamenti ne Mal të Zi emëron gjykatësin, zhbllokon Gjykatës Kushtetuese

Evropë

Parlamenti ne Mal të Zi emëron gjykatësin, zhbllokon Gjykatës Kushtetuese

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 18:25
Faruk Resulbegoviq

Parlamenti i Malit të Zi kompletoi të mërkurën emërimet e gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese, duke zhbllokuar punën e këtij institucioni pas më shumë se një viti.

Emërimi i gjykatësit shqiptar Faruk Resulbegoviqin nga Ulqini u përkrah nga 56 deputetë të Parlamentit të Malit të Zi, ndërkohë që 21 deputetët e tjerë të pranishëm në seancë abstenuan.

Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi ishte bllokuar që nga shtatori i vitit të kaluar kur mbeti me vetëm tre anëtarë, duke pamundësuar vendimet për ankesat kushtetuese, siç janë ato për ligjin e kontestuar për presidentin, që kufizon kompetencat e kësaj pozite, dhe proceset zgjedhore në të paktën dy komuna.

Ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq tha se vendimi i Parlamentit të Malit të Zi “është i një rëndësie të veçantë dhe paraqet një hap të rëndësishëm” në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në shkurt të këtij viti, Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi tre nga katër gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kandidati i katërt, zoti Resulbegoviq, nuk mori atëherë mbështetjen e deputetëve.

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara vazhdimisht u kanë bërë thirrje politikanëve malazezë që t’i japin fund boshllëkut në Gjykatën Kushtetuese dhe i paralajmëruan ata për ndërprerje të negociatave të anëtarësimit nëse Gjykata nuk zhbllokohet./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat